Zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku ishte nga të parat zyrtare të larta që shprehu vullnetin e saj në procesin zgjedhor të 14 majit, në qendrën e votimit pranë Kopshtit 31 në kryeqytet. Pas votimit, Balluku vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes në votime dhe bëri thirrje për një proces të qetë dhe të pandërprerë zgjedhor. Duke qenë njëkohësisht edhe drejtuesja politike e qarkut të Dibrës, Balluku tha se situata paraqitet e qetë dhe se shumë shpejt, do të jetë atje për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor.