Mes tymit dhe kaosit mazhoranca rrëzoi në Kuvend me 75 vota kundër gjashtë projektligjet e propozuara nga opozita, e cila vijoi skenarin e bllokimit të punimeve të parlamentit, fillimisht duke marrë karriget e deputetëve dhe më pas duke hedhur tymuese në sallën e seancave plenare. I vetmi projektligj që u miratua ishte ai i ratifikimit të marrëveshjes së huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit "Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit"". Në vlerëismin e ministrit Taulant Balla, deputetët e Rithemelimit po bëhen mburojë për hallin e një njeriu të vetëm, teksa Berisha e lidh aksionin opozitar thjeshtësisht me rrëzimin e kërkesave për komisione parlamentare.