Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë, teksa nuk kanë munguar edhe problematikat, kryesisht të lidhura me sistemin elektronik të indentifikimit. Kështu në Shkodër është vënë re vështirësia e identifikimit të shenjave të gishtrinjve, kryesisht për personat e moshuar, siç shihet edhe nga videot që disponon Top News. Në qarkun e Shkodrës garon për një tjetër mandat kryetari aktual i bashkisë, Bardh Spahia, nën logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Nga ana tjetër, Partia Socialiste do të kërkojë të marrë bashkinë e kryeqendrës së veriut nëpërmjet kandidatit të saj Benet Beci.