Në ora 07:00 janë hapur 38 njësitë e votimit në Komunën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Mbi 41 mijë qytetarë kanë të drejtë vote nga kjo komunë, por në orët e para numër i vogël i qytetarëve u janë drejtuar kutive të votimit. Agim Ymeri, koordinator i trupit punues, për KosovaPress tha se përveç një qendrës që ka pasur disa probleme, të tjerat janë hapur në orën 7:00. Ai tha se deri më tani një numër i vogël i qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar.