Mesnatën e 6 dhjetorit përfundon afati i regjistrimit të votuesve nga jashtë vendit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, shpjegon për KosovaPress, se votuesit që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës largohen nga lista e votuesve brenda vendit, në mënyrë që secili të ketë mundësi të votojë vetëm një herë dhe të sigurohet integriteti i procesit zgjedhor.