Sezoni turistik tashmë është çelur në bregdetin shqiptar, por teksa qindra turistë po i drejtohen vendit tonë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar problematika të mëdha. Respektimi i të drejtave të pasagjerëve që udhëtojnë me linja ajrore ka qenë në fokus të një auditimi të Kontollit të Lartë të Shtetit, i cili ka dalë në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil ka reaguar në mënyrë të vakët për mbështetjen dhe informimin.