Voltana Ademi nuk do të jetë më kryetare e shoqatës së bashkive. Misionit të saj i erdhi fundi, pas një mbledhjeje urgjente të asamblesë së jashtëzakonshme të Shoqatës së Bashkive në Vend, e cila u organizua rreth orës 12.00 të kësaj të marte dhe vulosi shkarkimin e Voltana Ademit nga kjo detyrë.