Policia e Elbasanit ka zbardhur një ngjarje të shënuar në prill të vitit 2023, ku në banesën e një shtetasi u vodhën 17 mijë euro. Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga 38 vjecari Elton Muca, vëllai i personit që denoncoi vjedhjen e parave, ndërkohë ka nisur hetimit për bashkëshorten e tij, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar në grabitjen e shumës së eurove.