Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet se i ka vjedhur një shtetasje një sasi parash, bizhuteri si dhe 3 celularë. Bëhet fjalë për shtetasin Xhuljo Berisha, banues në Lezhë, I akuzuar për vjedhje dhe përvetësim të parave dhe mallrave. Burimet policore bëjne me dije se sendet e vjedhura janë gjetur në një pikë shitje, më pas ato janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.