Nikolin Ciko infermier në urgjencën e spitalit të Korçës, është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka vjedhur ilaçet e pacientëve të sëmurë me Covid dhe Kancer në spitalin e Korçës. Bëhet e ditur se infermieri ka vjedhur barna me një vlerë prej 10 milion lekësh që më pas tentoi t’i shiste tek pacientët.