Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar të vjedhjes së dyqanit të celularëve në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë më 9 Shkurt. Sipas policisë i dyshuari është Afrim Dulaj dhe është identifikuar pas hetimeve dhe dokumentimit me prova ligjore.