Një tjeter automjet është përfshirë nga flakët në bypassin e Vlorës, në segmentin që lidh qytetin me Orikumin. Mjeti, i cili po udhëtonte në drejtim të Orikumit, është përfshirë papritur nga zjarri dhe është djegur plotësisht. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, grupi i ekspertëve ndodhet në terren dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet të ketë nisur si pasojë e një defekti teknik në automjet. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.