Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini tha se protestat e qytetarëve para institucionit që ajo drejton organizohen nga këshilltarët bashkiakë të djathtë. Sipas Mersinit, Bashkia nuk ka përgjegjësi në defektin e krijuar dhe këtë e dinë shumë mirë këshilltarët e opozitës, që kryebashkiakja tha se po e përdorin situatën politikisht.