Stuhi të mëdha ere dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë qarkun e Vlorës, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Ky përkeqësim I motit ka sjellë problematikat e para. Nga era në zonën e Fshatit Dukat i Ri ka pas thyerje të degëve të pemëve duke bllokuar aksin rrugor, për hapjen e të cilit është dashur nderhyrja e zjarrëfikseve që kanë bërë te mundur largimin nga rruga të pemëve. Po ashtu edhe në Vlorë në lagjen 10 Korriku ka pasur bllokim rruge nga rënia e pemëve, ku sërish kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse.