Vllaznia udhëtoi drejt Rumanisë ku do të luajë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Skuadra shkodrane që ka barazuar në 1-1 në sfidën e parë të luajtur në Loro Borici, do të kërkojë që të presë biletën për në raundin e tretë.