Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti në ceremoninë e dhënies së titullit Honoris Causa, ish-Presidentit Alfred Moisiu nga Universiteti Europian i Tiranës. Në fjalën e saj, Kryetarja Spiropali shprehu vlerësimet për Presidentin Moisiu, duke theksuar se ai u përket të rrallëve dhe kemi fatin që është midis nesh nga brezi i antifashistëve dhe partizanëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, në të cilën mori pjesë në moshë fare të re. Spiropali e portretizoi figurën dhe personalitetin e Presidentit Moisiu si filli që përshkon tre kohë.