Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar diksutime me Shqipërinë për vitin 2024 gjatë periudhës 13-21 nëntor. Sipas FMN-së ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë për vitin 2024. “Pas rritjes me 3.9 për qind në vitin 2023, stafi i FMN- së parashikon një rritje reale të Produktit të Brendshëm Bruto me 3.6 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit.”