Top News – VKM, të papunët nga Covid/ Si do ndihmohet biznesi ti punësojë
30/07/2020 15:01

Kush ka dalë i papunë për shkak të krizës nga Covid-19, për periudhën 10 mars deri më 23 qershor, mund të bëhet pjesë e programit të qeverisë për t’u punësuar në sektorin privat. Në mbledhjen e fundit qeveria miratoi vendimin me procedurat dhe kriteret që duhet të plotësojë biznesi dhe individët e papunë për t’u bërë pjesë e programit të punësimit. Vendimi përcakton se personat e dalë të papunë në periudhën kohore nga 10 marsi deri më 23 qershor, duhet të jenë të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës. Duhet theksuar punëkërkuesi mund të marrë pjesë vetëm një herë në këtë program të punësimit. Programi i punësimit është një program 4, 8 ose 12-mujor punësimi, në të cilin profili dhe nevojat e punëkërkuesit përshtaten me vendin e lirë nga punëdhënësi. Paga përcaktohet në kontratën e punës, në përputhje me pozicionin përkatës dhe nivelin e pagave në treg, por shteti ndërhyn edhe merr përsipër disa subvencione shumë të rëndësishme. Për kompanitë që punësojnë punëtorë me kontratë të paktën 4-mujore, paga minimale 26 mijë lekë do të subvencionohet nga shteti për një periudhë 2 mujore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punësuarit për gjithë periudhën. Për programin 8-mujor të punësimit subvencionimi nga shteti i pagës minimale do të jetë për 4 muaj dhe të kontributeve për gjithë periudhën. Nëse lidhet kontratë 1-vjeçare punësimi shteti merr përsipër të subvencionojë vetëm kostot e sigurimeve të detyrueshme për 12 muaj. Ata punëdhënës që duan të bëhen pjesë e programit të punësimit duhet të plotësojnë disa kritere, siç janë të jetë i regjistruar si shoqëri tregtarë, të mos ketë shkelur ligjin e punësimit përpara shpalljes të pandemisë, vendi i punës i financuar nga ky program, duhet të vijë si rezultat i rritjes së fuqisë punëtore në aktivitetin e punëdhënësit, të mos ketë detyrime ndaj tatimeve etj.

Top Channel/ Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina humb përfundon në kanal
11/08 23:01
Top Channel/ Zjarret “pushtojnë” vendin, evakuime nga veriu në jug
11/08 22:49
Top Channel/ Zjarr në Selitë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve
11/08 21:57
Top News – U shpëtoi flakëve të aksidentit, ndërron jetë pas disa ditësh 15-vjeçari
11/08 21:00
Top News- Aksident në aksin e vjetër Levan- Mifol, makina përfundon në kanal, tre të plagosur
11/08 20:24
Top Channel/ Situatë tmerri nga zjarret, evakuohen 500 turistë te Syri i Kaltër
11/08 19:16
Top News – Përkeqësohet situate nga zjarret. Vatër masive te Syri i Kaltër, zhvendosen turistët
11/08 18:50
Top Channel/ Situatë emergjente në pyjet e Gramshit
11/08 18:43
Top Channel/ Zhdëpi në dru djalin e kriminelit serb, boksieri shqiptar për TCH: Më provokoi me…
11/08 18:42
Top Channel/Përkeqësohen flakët te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, dy avionë drejt zonës
11/08 18:36
Top Channel/ Zjarri u afrohet banesave në Tërbaç të Vlorës, apel për ndërhyrje nga ajri
11/08 18:24
Top News – Protestë për News24. Gazetarë e politikanë: Mbyllja cenon lirinë e fjalës
11/08 18:08
Top News – Tirana ‘bombardohet’ nga flakët, tre vatra aktive përreth kryeqytetit
11/08 16:53
Top News- Pse u lirua vrasësi i Gjilanit/ Gjykata e Prishtinës sqaron rastin, pagoi garanci
11/08 15:59
Top News – Masat në Doganën e Durrësit. Përpunimi i kamionëve, Malaj inspekton procesin
11/08 15:58
Top Channel/ Durrës, 30 mijë pasagjerë! Rritet fluksi i udhëtimeve
11/08 15:32
Top Channel/ Radhë të gjata në kufi me Malin e Zi! Në Muriqan pritje me orë të tëra
11/08 15:30
Top Channel/ Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, fluks edhe në Qafë Thanë
11/08 15:27
Top Channel/ Turizmi, 38 mijë më shumë në korrik! Fluksi ka vazhduar edhe gjatë muajit gusht
11/08 15:25
Top Channel/ Shqipëria, Kosova e Kroacia do blejnë armë amerikane, REL: Konkretizohet marrëveshja!
11/08 15:23