Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të shtunë kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili është për një vizitë dy ditore në Prishtinë. Të dy vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe u angazhuan që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin, teksa presidentja Osmani përshëndeti marrëveshjen e një dite më parë me kryeministrin Kurti, për shërbimet ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.