Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar bashkimin e forcave mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, Osmani tha Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territore. Për të parandaluar këtë, ajo theksoi se është e nevojshme që të bashkojnë forcat.