Një tjetër hap i rëndësishëm është shënuar këtë javë në rrugëtimin për përfshirjen e Luginës së Vjosës në listën e zonave të mbrojtura të UNESCO-s. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka miratuar dosjen e aplikimit, ndërsa pritet që vendimi përfundimtar të merret në Sesionin e 37-të të programit MAB, i planifikuar për muajin shtator 2025. Lajmi u bë i ditur kryeministri Edi Rama.