Dritan Abazovic është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi, duke u bërë kështu udhëheqësi i tretë shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Edhe pse zgjedhja e tij nuk është pritur me shumë entuziazëm në Beograd, kryeministrja Ana Brnabic ka uruar të premten homologun e saj malazez. Brnabic shkruan përmes një postimi në Tëitter se është e bindur që do të ketë një komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me Abazovic.