Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ishte i drejtpërdrejtë këtë të shtunë në mesazhin dhënë ekzekutivit turk duke i kërkuar urgjentisht largimin e anijeve nga zona e kontestuar detare mes dy shteteve në Egjeun Lindor. Petsas u shpreh në një intervistë në Skai TV se Turqia duhet të largojë anijet, ndryshe BE e ka gati listën e sanksioneve dhe mund ta verë në veprim në çdo moment në rast hezitimi nga turqit.