Destinacionet shqiptare janë gjithnjë e më shumë në listën e pushuesve vendas dhe të huaj. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vizitorët gjithsej u rritën me rreth 22 për qind, ku ata jorezidentë shënuan një rritje prej 27 për qind dhe rezidentët me rreth 14 për qind.