Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, Kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një delegacion qeveritar shqiptar, si dhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri njofton se gjatë vizitës Rama do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në luftën kundër antisemitizmit, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që do të pasohet me takime mes delegacioneve dhe në fund një deklaratë për shtyp e dy palëve.