Ndërmarrjet e turizmit do të mund të punësojnë punëtorë nga vende të treat, jashtë Bashkimit Evropian, për të mbuluar boshllëqet e mëdha të vërejtura në këtë sektor vitet e fundit. Qeveria greke ka marrë vendimin e rëndësishëm, të cilin e ka publikuar në Fletoren Zyrtare këtë javë, teksa brenda pak ditësh pritet edhe një vendim i ri që do të përcaktojë afatet dhe procedurat e funksionimit.