Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka publikuar draft-raportin për vitin 2025, ku vlerëson zhvillimet politike, sundimin e ligjit, ekonominë dhe procesin e integrimit evropian. Në dokument theksohet se 2025-a ishte një vit i humbur për Kosovën, për shkak të ngërçit politik dhe procesit të paralizuar institucional gjatë vitit.