Vera e këtij viti mund të përkufizohet si vera e prindërve VIP, të cilët nuk kanë ngurruar në asnjë moment të shfaqin hapur dashurinë ndaj fëmijëve të tyre. Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet e showbizit shqiptar që kanë tërhequr më shumë vëmendje në Instagram. Dyshja e famshme, që pritet të bëhen prindër të një vajze së shpejti, kanë publikuar herë pas here foto nga pushimet e tyre në jug, duke treguar edhe barkun e rrumbullakosur të Sarës. Elgit Doda dhe Klea Huta janë gjithashtu një nga çiftet që e kanë shfrytëzuar këtë verë për të kaluar më shumë kohë me të voglin e tyre Krid, i cili erdhi ne jetë në muajin qershor.