Identifikohet shqiptari I cili u vra gabimisht pas një sherri mes një grupi shqiptarësh në Athinë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Pëllumb Islami nga Delvina, I cili njihej gjithashtu me emrin Sandri dhe ishte me profesion hidraulik. Ky shtetas dyshohet të jetë vrarë gabimisht në një lokal në Greqi, pas një sherri ku u përfshinë dy grupe kriminale.