Më shumë se gjysma e emigrantëve që pretenduan se ishin viktima të skllavërisë moderne pasi kaluan Kanalin e La Manshit në gjysmën e parë të vitit të kaluar ishin shqiptarë, sipas shifrave të publikuara nga autoritetet. Të dhënat e Home Office të marra në bazë të ligjeve për lirinë e informacionit bënë të ditur se 1156 persona janë regjistruar midis janarit dhe qershorit 2022. Nga këta, 591 ishin shqiptarë.