Në Kosovë po vijon ende procesi i votimit për zgjedhjet e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor. Sipas të dhënave të marra në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë deri në orën 15 numri i pjesëmarrësve me të drejtë vote përllogaritet gati 27 %. Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në komunën e Zveçanit, ku shumica e banorëve janë me kombësi serbe.