Lezhë – Një tjetër person në kuadër të operacionit “Vol Vo 4” ka rënë në pranga. I arrestuari është Eraldo Smaçi, 31 vjeç , lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë. Mësohet se personi i arrestuar në kuadër të operacionit që filloi në tetor të vitit 2018 ka qenë ish-regjistruesi i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Lezhë. Ai është shpallur në kërkim ndërsa së fundmi është bërë e mundur arrestimi i tij.