Ardit Laushka 28-vjeç, ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë, teksa transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Laushka është ndaluar nga forcat e policisë teksa po kalonte në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj. Po ashtu dy bashkëpunëtorët e tij, Gilberto Mako 34 vjeç dhe Besmir Papa 38 vjeç u ndaluan, pasi u kapën duke lëvizur me një automjet tjetër me qëllim mbikëqyrjen e rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.