Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e tri ngjarjeve të ndodhura ditët e fundit në qytetin e Korçës, që bëjnë fjalë për vjedhjen në dy banesa dhe në një lokal, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të tyre, një 26 vjeçar, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.