Disa grabitje të njëpasnjëshme kanë ndodhur gjatë këtij viti në sportelin e Spitalit Rajonal të Durrësit, nga dy të moshuar mbi 60 vjeç, të arrestuar tashmë nga Policia. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sporteli”, u vunë në pranga N. L., 65 vjeç, banues në Kuçovë dhe 64-vjeçari me iniciale N.I banues në Elbasan.