“MIRËMËNGJES dhe me një videokartolinë përshtypjesh nga Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR, në Madrid, ku Shqipëria ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm me stendën “Albania All Senses”, e cila sipas vetë organizatorëve u kthye në stacionin më tërheqës për vizitorët, çka premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.