118 deputetë votuan zgjatjen e afateve të organeve të vetttingut, pas debateve dhe diskutimeve të shumta në Kuvendin e Shqipërisë. Debate të cilat duket se nuk ndodhin vetëm mes politikanëve shqiptarë, pasi edhe në nivel europian, procesi i vettingut ka hasur me zëra pro dhe kundër, duke krijuar dilema për efektivitetin e tij në sistemin gjyqësor të vendit.