Në muajin janar, në institucionet e reja të drejtësisë fillon një fazë tranzitore, e cila nuk është qartësuar në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kushtetuta parashikon që mandati i Komisionerit Publik përfundon më 31 dhjetor të këtij viti, dhe pas shpërbërjes së tij, kompetencat do të ushtrohen nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Në të njëjtën kohë përfundon edhe mandati i Komisionit të Pavarur rë Kualifikimit, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit do shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.