Komisioni i Vettingut, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Ariana Gumbardhi Caco, e cila ishte një nga 3 anëtarët e trupës gjykuese të ’21 Janarit’. Vendimi I shkarkimit nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit erdhi pas konkluzioneve se gjyqtarja nuk justifikonte pasurinë. Komisioni I Pavarur I Kualifikimit, konstatoi pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në secilën prej banesave, ajo bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 metër katrorë dhe 70 metra katrorë në Vlorë.