“Këto mbledhje i shërbejnë punës tonë të përbashkët. Performanca është guri i themelit të punës së dy institucioneve tona. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucionet menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve. Është i nevojshëm një rakordim dhe interorientim ligjor midis nesh për menaxhimin sa më optimal të sistemit gjyqësor. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike. Detyra jonë është të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e vettingut”.