Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dalë kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke rikthyer në detyrë prokurorin Arqilea Koça. Ishte vetë prokurori Koça, i cili u përjashtua nga KPK që apeloi vendimin, duke fituar kështu të drejtën për t’u rikthyer prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ky është rasti i dytë që KPA del kundër vendimit të KPK për një subjekt rivlerësimi në procesin e vettingut.