Vetoja e mundshme ndaj Shqipërisë mund të vendosë Greqinë përballë presionit të Gjermanisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është paralajmërimi i dhënë nga gazeta greke, Kathimerini. Përmes një analize, Kathimerini thotë se Presidenca spanjolle e BE-së ka siguruar Edi Ramën se pengesa greke do të tejkalohet. Po aty thuhet se edhe Gjermania ka dërguar sinjale të shumëfishta drejt Athinës, duke i kujtuar se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk mund të pengojnë negociatat me Shqipërinë.