Një ekip shumëkombësh kërkim-shpëtimi po vazhdon operacionet në det dhe në ajër për nëndetësen e zhdukur, Titan. Nëndetësja me pesë turistë në bord u nis të dielën për të parë nga afër atë cka ka mbetur nga Titanku, por humbi kontaktin një orë e 45 minuta pas nisjes. Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën pasi nëndetëses besohet se i kanë mbetur vetëm disa orë furnizime me oksigjen.