Top News/ Vetëm armëpushimi në Gaza ndal luftën / Kushti i Iranit për të mos sulmuar Izraelin
13/08/2024 21:30

Vetëm një marrëveshje armëpushimi në Gaza, që do të vijë nga bisedimet e kësaj jave, do të ndalonte hakmarrjen e iranit kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në tokën e tij, thanë tre zyrtarë të lartë iranianë. Irani është zotuar për një përgjigje të ashpër ndaj vrasjes së Haniyeh, e cila ndodhi ndërsa ai vizitoi Teheranin në fund të muajit të kaluar dhe për të cilën vendi islamik fajësoi Izraelin. Izraeli nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij. Një nga burimet, një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane, tha se Irani, së bashku me aleatët si Hezbollahu, do të ndërmarrin një sulm të drejtpërdrejtë mbi Izraelin nëse bisedimet në Gaza dështojnë ose nëse do të perceptohet se Tel Avivi po zvarrit negociatat. Burimet nuk thanë se sa kohë Irani do të lejonte përparimin e bisedimeve përpara se të përgjigjej. Me një rrezik në rritje të një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme pas vrasjes së Haniyeh dhe komandantit të Hezbollahut Fuad Shukr, Irani është përfshirë në dialog intensiv me vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara ditët e fundit mbi mënyrat për e kalibrimit të hakmarrjes, thanë burimet që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Në komentet e publikuara të martën, ambasadori amerikan në Turqi konfirmoi se Uashingtoni po u kërkonte aleatëve të ndihmonin për të bindur Iranin që të ulë tensionet.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54