Top News- Vetëm armë bërthamore s’na kanë dhënë! Si perëndimi theu ‘tabu pas tabuje’ për Ukrainën…
26/01/2023 11:53

Mbështetja ushtarake e perëndimit ka qenë thelbësore për Kievin edhe është rritur shumë gjatë luftës. Para pushtimit, edhe vetëm ideja e dërgimit të ndihmave ushtarake në Ukrainë ishte shumë e diskutueshme por furnizimet perëndimore që atëherë kanë thyer tabu pas tabuje. “Ata nuk donin të na jepnin artileri të rëndë, më pas e bënë këtë. Nuk donin të na jepnin sistemet HIMARS, pastaj na i dhanë. Nuk donin të na jepnin tanket, tani po na i japim. Përvec armëve bërthamore, nuk ka mbetur më asgjë që nuk na kanë dhënë”, thotë Juri Sak, një këshilltar i ministrisë ukrainase të mbrojtjes. Ukraina, që po i afrohet vitit të plotë nën pushtim rus, ka thënë edhe se do të donte të merrte edhe raketa me rreze të gjatë veprimi nga perëndimi. Moska ka reaguar me zemërim një ditë më parë, pasi gjermania dhe SHBA konfirmuan planet për dërgimin e tankeve në fushëbetejë, një vendim ky që do të forcojë ndjeshëm fuqinë sulmuese të Ukrainës. Tani, pas sigurimit të tankeve të betejës, Kievi ka kthyer sytë nga raketat me rreze të gjatë veprimi dhe avionët ushtarakë perëndimorë. E ndërsa për avionët, nuk ka ende ndonjë lëvizje konkrete, për raketat me rreze të gjatë veprimi duket se po bëhet dicka. Britania e madhe, së fundmi tha se mund ti sigurojë ukrainës raketat kruiz Harpoon me rreze të gjatë veprimi. Marina mbretërore do të nxjerrë nga stoku një numër armësh të tilla këtë vit, përfshirë Harpoonët. Këto raketa kanë një rreze maksimale veprimi prej 240 kilometrash, gjashtë herë më shumë se ajo e raketave GMLRS që britania ka dërguar në kiev deri më tani. Ajo që ka frenuar perëndimin, në dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, është frika se mos Kievi mund të godasë brenda në rusi e nëse kjo ndodh me armë perëndimore, lufta do të përshkallëzohej shumë...

Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
Top News – Rusia: Ndalni sulmet mbi Bushehr! Kërkon zgjidhje politike e diplomatike për Iranin
23/03 13:09
Top News – Anulon planin ‘për të zhdukur’ Iranin / Trump tërheq ultimatumin, ‘kthesë’ dramatike
23/03 13:08
Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
DIGITALB DIGITALB