Kryeministri i Perusë, Hector Valer, konfirmoi se po largohet vetëm katër ditë pasi u emërua në këtë detyrë. Ky vendim erdhi pas akuzave se Kryeministri kiste dhunuar vazhdimisht vajzën dhe bashkëshorten e tij të ndjerë, duke krijuar një krizë politike në vend. Valer është një ligjvënës dhe katolik konservator që kandidoi me një parti të krahut të djathtë. Mediat lokale publikuan raportet e policisë nga viti 2016 kundër Valerit për dhunë në familje, ku gruaja dhe vajza e akuzuan për dhunë fizike duke thënë se ai I kishte qëlluar me shkelma dhe grushta.