Ish deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako është rikthyer sërish në qeli, me vendim të Gjykatës së Pocame të Apelit, pasi kjo e fundit pranoi ankimimin e SPAK. Në kërkesën drejtuar gjykatës, organi i akuzës pretendoi se Bllako mund të ndikojë në mbledhjen e provave nga personat e tjerë lidhur me çështjen e inceneratorëve, ndërsa edhe rreziku për arratisjen e tij jashtë vendit është i lartë.