Kohë të vështira përgatisin njerëz të fortë e dita e tërmetit dhe ato që pasuan tragjedinë në Turqi të nuk ishin vetëm të vështira, por tragjike. Tragjedia e madhe turke e siriane prodhoi grimca mrekullish e akte vetëfiljimi deri në ekstrem. Dy akte të tilla janë sjellë në vëmendje të publikut nga Ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca. Në dy video, politikani turk sjell devotshmërinë e profesionalizimin e një punonjësje të një jetimoreje dhe në rastin tjetër të dy infermiereve në një maternitet të vendosur pranë zonës ku ishte epiqendra e tërmetit.