Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u takua me përfaqësues të një biznesi fason në Lezhë. Gjatë bashkëbisedimit me Bashën administratorja Brunilda Shytaj, tha se për shkak të krizës së pandemisë ka reduktuar numrin e punonjësve, pasi e ka të pamundur të paguajë pagat e tyre.