Top News – Veshja e Zelenskit e ka fajin…’Mund’ të ketë nxitur përplasjen me Trump në Zyrën Ovale
02/03/2025 14:22

Ishte gjëja e parë që tha Presidenti Donald Trump kur Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky doli nga makina e tij në Shtëpinë e Bardhë të premten: ‘Qenke veshur mirë sot”, tha Trump ndërsa e përshëndeti, duke iu referuar xhupit të zi në stil ushtarak të Zelenskit, me stemën e ukrainës. Zelenski nuk ka veshur më kostume, këmisha me kopsa dhe kravata, madje edhe gjatë takimeve të rëndësishme me liderët botërorë dhe në një fjalim në Kongresin amerikan, që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të vendit të tij në vitin 2022. Udhëheqësi ukrainas ka thënë se zgjedhja e tij për të mbajtur veshje ushtarake është një shfaqje solidariteti me ushtarët që luftojnë ushtrinë ruse në vijën e parë të frontit. Por veshja e tij ka qenë prej kohësh një shkak irritimi për kritikët e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën, dhe pas vitesh si një pikë diskutimi mes disa kritikëve të krahut të djathtë, çështja erdhi në vëmendjen globale në një mënyrë spektakolare gjatë takimit të së premtes në Zyrën Ovale me Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan JD Vance. Një pyetje për Zelenskin nga një gazetar amerikan, u duk sikur e akuzoi atë për mosrespektim të protokollit duke mos veshur kostum dhe kjo ndryshoi menjëherë atmosferën në dhomë. Dhe pak caste më vonë, çështje më të mëdha respekti dhe mirënjohjeje nxitën përplasjen e jashtëzakonshme që pa presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan të qortonin aleatin e tyre evropian përpara kamerave televizive të botës. Kur nisën pyetjet e gazetarëve, Brian Glenn, kryekorrespondenti i Shtëpisë së Bardhë për rrjetin kabllor konservator Real America's Voice e pyeti Zelenskin: "Pse nuk vishni kostum? Ju jeni në nivelin më të lartë të takimeve dhe refuzoni të vishni një kostum. Shumë amerikanë kanë probleme me ju që nuk respektoni dinjitetin e kësaj zyre", vazhdoi ai.

Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17